leoni

Ministret e Arsimit: Arbërie Nagavci dhe Evis Kushi, nënshkruan marrëveshjen për përdorimin e një Abetareja të përbashkët

Ministret e Arsimit: Arbërie Nagavci dhe Evis Kushi, nënshkruan marrëveshjen për përdorimin e një Abetareja të përbashkët

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci së bashku me ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, Evis Kushi, kanë nënshkruar marrëveshjen për përdorimin e një Abetare të përbashkët në dy shtetet. Ministrja Nagavci në një konferencë për media ka thënë se bashkëpunimi në fushën e arsimit është i domosdoshëm. “Është kënaqësi për mua të pres ministren Kushi, dhe bashkërisht të nënshkruajmë marrëveshjen në lidhje me Abetaren e re të përbashkët të cilën presim t’ua bëjmë dhuratë nxënësve tanë vitin e ardhshëm shkollor. Ndërsa, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Shqipërisë, Evis Kushi, ka theksuar se nuk ka më mirë se sa një komb të ketë një Abetare të përbashkët. “Unë e kam pritur me padurim një vizitë në Kosovë, e pikërisht për të konfirmuar bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kemi të dyja vendet. Jemi në kohë rekord për të nënshkruar marrëveshjen për Abetaren, e cila është e nevojshme. Nuk ka më mirë së një gjuhë, një komb, e një Abetare të përbashkët”, ka thënë ministrja Kushi.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …