Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Itali, ka takuar Frederika Fratonin, ministre Rajonale për Mjedis e Rajonit të Toskanës. Sipas njoftimit të MMPH-së, në takim është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në sektorin e mjedisit dhe planifikimit hapësinor në mes të Kosovës dhe Rajonit të Toskanës së Italisë. “Me theks të veçantë është diskutuar për shkëmbimin e përvojave profesionale në sektorin e mjedisit dhe në realizimin e projekteve të përbashkëta. Si rezultat i këtij takimi në të ardhmen pritet nënshkrimi i memorandumit të mirëkuptimit dhe formimi i grupeve të përbashkëta të punës për konkretizimin e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nga Kosova dhe Ministrisë Rajonale për Mjedis të Rajonit të Toskanës”, thuhet në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …