Ministri Abdixhiku me rastin e Fiter Bajramit i ka uruar të gjithë besimtarët e besimit Islam

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit Lumir Abdixhiku, me rastin e Fiter Bajramit i ka uruar të gjithë besimtarët e besimit Islam, ai ndër të tjera ka thënë: Besimtarë të dashur, me fat Bajrami. Në veçanti ju që agjëruat, Zoti ua pranoftë lutjet e gjithë sakrificën e muajit të shenjtë. Kjo sakrificë këtë vit s’ka qenë fare e lehtë. Larg më të afërmve, larg më të dashurve, larg të zakonshmes. Vetëm me një besim të fortë e të palëkundur, me besim e fortë tuajin, edhe më e pazakonta u bë krejt e zakonshme. Tani është koha të jemi afër atyre më në nevojë. Ka e do të ketë mjaftë të tillë; veçanërisht tani në këtë krizë. T’u qëndrojmë në krah. Të ndajmë, të kujdesemi, të tolerojmë e të durojmë – të jemi sa më njerëzor. Të japim më të mirën e vetes.

Zoti i bekoftë shtëpitë tuaja e vendin tonë në këtë festë e përtej saj, ka thënë ministri Abdixiku.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …