Abelard Tahiri

Ministri, Abelard Tahiri, nuk ka dhënë leje për dëbimin e 6 gylenistëve nga Kosova

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahir  ka folur lidhur me arrestimin e 6 shtetasve turq në Kosovë me ç’rast ka thënë që ministria që ai drejton nuk ka dhënë leje për këtë gjë. “Si ministër i drejtësisë dëshiroj të sqaroj pozitën time për rastin në fjalë, dëshiroj të sqaroj se edhe në rastin personal dhe profesional unë punoj në harmoni të plotë me Kushtetutën e Kosovës. Dua të konfirmoj që në asnjë rast nuk kam pretendime që të ngatërroj kompetencat e mia. Në raport me temën që është shtruar më lejoni që të sqaroj që nuk kam asnjë përgjegjësi individuale. Në krejt këtë debat nuk kam kompetencë të flas nëse janë zbatuar procedurat e parapara me ligj për shkak se ato i janë adresuar institucioneve tjera të përfshira në këtë rast”, theksoi Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …