MINISTRI ABRASHI TAKON FEDERATËN E AUTOSHKOLLAVE TË KOSOVËS

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka pritur në takim kryetarin e Federatës së Autoshkollave të Kosovës, Xhemshit Cakolli, bashkë me përfaqësuesit e tjerë, Afrim Islami dhe Driton Presheva. Ministri Abrashi ka dëgjuar të gjitha kërkesat që autoshkollat kanë adresuar përmes përfaqësuesve të tyre. Ai tha se e kupton shqetësimin e tyre për situatën e krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19. Me këtë rast, u zotua se brenda pak ditësh do të krijohen mundësitë për rifillimin e punës së autoshkollave dhe mbajtjes së testimeve. Federata e Autoshkollave të Kosovës, shprehën mirënjohje për gatishmërinë e ministrit Abrashi që të dëgjojë dhe trajtojë kërkesat e kësaj kategorie.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …