Në përpjekje për të paraqitur shifra që tregojnë se koalicionin qeveritar PDK-LDK po i mban premtimet dhe po hap vende të reja pune, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, përmes një shkrimi ka bërë të ditur se të dhënat zyrtare dëshmojnë se numri i atyre që kanë zënë punë, në periudhën Janar 2015 – Tetor 2015, nuk është rreth 6000 sikur ishte publikuar shifra zyrtare, por rreth 15.000. Zbutja e papunësisë sipas tij është shënuar edhe me pensionet që Qeveria ka filluar t iu paguajë rreth 13.000 veteranëve, edhe pse paga e tillë nuk mbrrin 50 për qind e pagës mestare. Sipas kësaj logjike del se edhe asistenca sociale duhet të llogaritet punësim. Po ashtu ministri Abrashi ka bërë të ditur se është pakësuar numri i punëkërkuesve, por nuk ka dhënë sqarime se ky pakësim ka të bëjë me fatin se gjatë vitit të fundit nga Kosova kani ikur rreth 100.000 qytetarë, pjesa dërrmuese e tyre e pa punë. Ministri nuk ka bërë të ditur edhe faktin se 50 për qind e të papunëve në vendin tonë nuk lajmërohen fare në byrotë e punës, sepse janë të sigurtë se nuk gjen punë. Për ta gjetur numrin e saktë të të papunëve në Kosovë, ministria duhet ta japë shifrën zyrtare të atyre që marrin paga nga Buxheti i Kosovës, sikur janë shëndetësia, arsimi, inistucionet, Policia, FSK-ja etj. Sektori privat në Kosovë është informal, sezonal dhe nuk garanton paga të qëndrueshme.
Po kështu duhet pasur para sysh edhe faktin se punësimi bëhet, në mënyrë selektive dhe mbi baza partiake. Ata që nuk u përkasin partive politike, ose koalicionit qeveria nuk kanë asnjë shansë për punë edhe kur kanë kryer studimet e larta edhe kur kanë notën më të lartë mesatare.