Ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhilar, po qëndron në vizitë zyrtare në Ankara, ku është pritur nga zëvendëskryeministri i Republikës së Turqisë, Jildirim Turkesh. Gjatë bisedës së zhvilluar ai ka shprehur gatishmërinë e Turqisë për vazhdimin e mbështetjes për Kosovën, në aspektin e thellimit të bashkëpunimit bilateral. Ndërkohë, ministri, Mahir Yagcilar falënderoi zëvendëskryeministrin e Republikës së Turqisë, Yildirim Turkesh për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit turk ofruar Kosovës, që nga njohja e pavarësisë, përkrahjen për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, në fushën e arsimit, të teknologjisë, të shëndetësisë dhe të administratës publike etj. Ministri Yagcilar, pasi njoftoi zëvendëskryeministrin turk Turkes me zhvillimet aktuale në Kosovë, u zotua se marrëdhëniet midis Kosovës dhe Turqisë në të ardhmen pritet të thellohen.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …