Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani ka zhvilluar një takim me kryetarin e komunës së Zveçanit, Vuçina Jankoviq dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, me të cilët foli rreth projektit të paralajmëruar për ndërtimin e një lagje për serbët e kthyer në këtë komunë. Ministri Agani, me këtë rast, kërkoi nga kryetari i Zveçanit që të ndërpriten të gjitha aktivitetet ndërtimore në lidhje me këtë projekt. Ai ofroi bashkëpunimin e plotë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor gjatë hartimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor për komunën e Zveçanit. Ndërkaq, kreu i Zveçanit shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me institucionet e Kosovës, në mënyrë që ky projekt të jetë legal dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi. Ndërkaq, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Lubomir Mariq, i dha mbështetje ministrit Agani në kërkesat e tij karshi komunës së Zveçanit.
Kontrolloni gjithashtu
Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …