Ferid Agani

Ministri Agani: Nuk mund ta ushtroj detyrën nën presionin e akuzës

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ndaj të cilit është ngritur akuzë nga Prokuroria e Shtetit për kohën sa ishte ministër i Shëndetësisë, ka paralajmëruar se do të jap dorëheqje nga posti i tij. Duke njoftuar se tani ka bisedime në Qeveri për gjetjen e një zgjidhje, ai ka thënë se “nuk do që ta ushtrojë detyrën nën presionin e akuzës”. Ministri Agani ka thënë se çdo deklaratë për çështjen që akuzohet, do të jepet vetëm nga organet e drejtësisë. “Çështja është bërë gjyqësore, dihet se për çka jam i akuzuar dhe e vetmja që tash më intereson është verdikti sa më i shpejtë dhe përfundimtar i organeve të drejtësisë gjyqësore mbi pafajësinë time të plotë”, është shprehur ministri, Agani. Përndryshe, Zyra e Kryeprokurorit të shtetit ngriti të mërkurën një aktakuzë ndaj ministrit Agani dhe 63 personave të tjerë. Në njoftimin e Zyrës së Kryeprokurorit thuhet se aktakuza është ngritur ndaj një grupi të mjekëve për shpërdorim të detyrës dhe fondeve për dërgim të pacientëve për shërim jashtë vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …