Ministri amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis sheh arsye për të qenë optimist për përfundimin me negociatave me Korenë e Veriut pas njoftimeve të drejtuesit koreano-verior për braktisjen e testimit të raketave dhe bombës atomike. “Në këto momente, mendoj se ka shumë arsye për të qenë optimist për faktin se negociatat do të jenë të sukseshme”, deklaroi Mattis, i cili priti sot ministrin tajlandez të Mbrojtjes, Prawit Wongsuwan, përcjell Atsh. Drejtuesi koreano-verior, Kim Jong Un njoftoi të shtunën ndërprerjen e testeve bërthamore dhe të raketave ndërkontinentale si dhe mbylljen e qendrës së provave bërthamore, që ka përmbushur misionin e saj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …