MINISTRI ARBRASHI PRITI NË TAKIM AMBASADORIN E SHQIPËRISË NË KOSOVË

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Në këtë takim njoftues, Abrashi dhe Minxhozi diskutuan për bashkëpunimet e mundshme Kosovë-Shqipëri, në fushën e infrastrukturës dhe transportit. Mes të tjerash, u theksua nevoja për bashkëpunim ndërkufitar, hapjen e pikave të reja kufitare dhe mundësia e investimeve në portin e Durrësit, në veçanti në pjesën e cila do të shfrytëzohej në mënyrë ekskluzive nga Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …