Arsim Bajrami duke folur në interpelancën e Kuvendit të Kosovës tha se edukimi mbetet një prioritet kombëtar. Kështu ministri i arsimit prezantoi edhe projektin për arsim i përfshirë në dhjetë shtylla, njëra ndër to edhe arsimin e obliguar për fëmijët prej 3 deri 6 vjeç. Interpelanca e Bajramit është thirrur me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, pas raportit të PISA-s që Kosova renditet në vendin e parafundit. Vetëvendosja tha se arsimi në Kosovë është në gjendje të keqe dhe lidhur me këtë kritikoi Qeverinë, drejtoritë komunale si dhe drejtorët e shkollave. Ministri Bajrami falënderoi VV-në për thirrjen e këtij debati dhe ftoi deputetët që të angazhohen për një arsim sa më cilësor.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …