Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Maria Kapitanoviq, me të cilën ka biseduar për gjendjen në arsim, planet për të ardhmen, si dhe për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e arsimit. Duke folur për prioritetet në programin qeverisës, ministri Bytyqi, përmendi mungesën e madhe të hapësirës shkollore për të realizuar mësimin tërë ditor, për çka edhe kërkoi ndihmën e të gjithë partnerëve dhe shteteve mike. Ministri Bytyqi shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin me Kroacinë në fushën e arsimit. Ndërsa, diplomatja kroate shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar në arsimin parauniversitar dhe atë universitar.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …