Ministri i ri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, është zotuar se gjatë mandatit të tij do të punojë që sektori i arsimit të marrë një rrugë të mirë dhe të mbarë. Ai këto komente i bëri me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës së ministrit të Arsimit nga ministri i deritanishëm Arsim Bajrami. Ministri i deritanishëm Arsim Bajrami shpreson se Qeveria e re do ta ketë në prioritet kombëtar arsimin në Kosovë. Ai tha se në këto tri vite ka pasur investime dhe të arritura të mëdha në fushën e arsimit, mirëpo pranoi se gjendja arsimit nuk është e kënaqshme. Bajrami njoftoi pasardhësin e tij se ka krijuar partneritet me shumë universitete nga Amerika. Ai porositi që të punohet shumë në cilësinë e arsimit, duke përmendur rezultatet e testit Pisa. Në këto tri vjet punës së tij si ministër, ai tha se kanë punuar me përkushtim të madh për ta stabilizuar sistemin arsimor. Sipas tij, gjendja në arsim ka shumë probleme dhe telashe, mirëpo Bajrami tha se si e arritur mjaft e madhe është fillimi i implementimit të kurrikulës së re në të gjitha shkollat para universitare, si e arritur e dytë është hartimi i planit strategjik dhe planin e veprimit të arsimit 2017-2021, shtylla e tretë kanë miratuar strategjinë për sigurimin e cilësisë në arsim. Ministri i ri Shyqiri Bytyqi u shpreh se është një nder i jashtëzakonshëm të pranohet një detyrë kaq e rëndësishme, por tha se është i vetëdijshëm për gjendjen e rëndë në arsim. Ai tha se do të vazhdojnë të punojnë që arsimi ta merr një rrugë të mirë dhe mbarë. Prioritetet në mandatin e tij, Bytyqi tha se do të jenë respektimi i legjislacionit në çdo nivel, si dhe të ngritët cilësia e arsimit. Ministri i ri i Arsimit, me profesion ekonomist, tha se presin rezultate më të mira në rangimin Pisa.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …