leoni

Ministri Bytyqi: RKL ka kontribuar seriozisht gjatë bërjes së shtetit dhe është meritore edhe për demokraci dhe zhvillim

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi: Do të shikohet mundësia për ridizajnim të universiteteve publike

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se do të shikohet mundësia e ri-dizajnimit të universiteteve publike. Sipas tij, universitetet në fjalë, përveç atij të Prishtinës, mund të shndërrohen në fakultete të profilizuara me nevojat e rajoneve ku ndodhen. Ministri theksoi se komisioni i formuar për të vlerësuar gjendjen e universiteteve publike, do të dalë me një raport, i cili do të tregojë qëndrueshmërinë e tyre. Ngritja e përgjegjësisë dhe e cilësisë është e nevojshme edhe në nivelin e arsimit të lartë, ka thënë ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, për Radio Kosovën, duke shtuar se në këtë kuadër, do të shikohet mundësia për një ri-dizajnim të universiteteve publike. Ai tha se ekziston një dallim mes universiteteve publike për nga mënyra e menaxhimit dhe cilësisë. Për këtë arsye, ministri tha se kjo situatë duhet të ndryshohet. “Kjo ka qenë arsyeja që ne të kemi një grup punues, një komision, që të vlerësojë gjendjen e këtyre universiteteve. Ajo çka ne kemi thënë është se universitetet publike nuk mund të jenë nën Universitetin e Prishtinës. Pra, nga ana e cilësisë dhe menaxhimit, minimumi duhet të jenë në nivel të barabartë me UP-në”, tha Bytyqi.

Ministri Bytyqi, tha se grupi punues është në përfundim të raportit dhe më pas do të shihet se cila është qëndrueshmëria e universiteteve publike, përveç Universitetit të Prishtinës. “Ne jemi të interesuar që nëse këto universitete publike nuk kanë qëndrueshmëri të cilësisë së arsimit, t’i kthejmë në dy universitete publike, pra të kalohet në kampuse të universiteteve qendrore. Konsideroj që do të jetë e mjaftueshme që Kosova t’i ketë dy universitete publike. Normalisht, që kjo do një përkrahje politike. Këto kampuse ose këto fakultete, do të shndërrohen në fakultete, aktualisht universitetet që janë në disa qytete të Kosovës”, thotë Bytyqi.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …