Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë sot se do të shikohet mundësia e ri-dizajnimit të universiteteve publike. Ai ka thënë se universitetet në fjalë, përveç atij të Prishtinës, mund të shndërrohen në fakultete të profilizuara me nevojat e rajoneve ku ndodhen. Bytyqi theksoi se komisioni i formuar për të vlerësuar gjendjen e universiteteve publike, do të dalë me një raport, i cili do të tregojë qëndrueshmërinë e tyre. I pyetur nga gazetarët rreth iniciativës për shndërrimin në fakultete të gjashtë Universiteteve Publike, ministri Shyqiri Bytyqi, ka thënë se ky vendim do të merret nga mesi i këtij muaji.
