Ministri Bajram Hasani priti deputetin shqiptar në parlamentin e Serbisë, Fatmir Hasanin

Ministri Bajram Hasani priti deputetin shqiptar në parlamentin e Serbisë, Fatmir Hasanin

Ministri i Ministrisë  së Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasni, priti në takim deputetin e vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, z. Fatmir Hasani, me të cilin diskutuan për gjendjen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me theks të veçantë për gjendjen e vështirë ekonomike me të cilën ballafaqohen shqiptarët në këto tri komuna. Ministri Hasani u njoftua në detaje nga deputeti Fatmir Hasani për gjendjen dhe mundësitë e zbutjes se kësaj gjendje. Deputeti Hasani shprehu shqetësimin e madh për numrin enorm të të papunëve në këto tri komuna, ndërsa ministri Hasani ofroi  gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë duke marrë angazhimin për krijim e urave të bashkëpunimit në mes të bizneseve kosovare dhe atyre të Kosovës Lindore, duke propozuar organizimin e një konference në mes bizneseve të Preshevës, Medvegjës, Bujanocit dhe bizneseve të Republikës së Kosovës duke hulumtuar mundësitë e përbashkëta të bashkëpunimit dhe zbutjes së gjendjes së papunësisë në këto tri komuna shqiptare nën Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …