Ministri Bajram Hasani priti në takim ambasadoren turke Kivilxhim Kiliç

Ministri Bajram Hasani priti në takim ambasadoren turke Kivilxhim Kiliç

 Ministri i  Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka pritur, sot, në një takim njoftues ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, znj. Kivilxhim Kiliç. Temë kyce e këtij takimi mes ministrit Hasani  dhe ambasadores Kilic ka qenë krijimi i  një klime sa më të përshtatshme për investitorët,  e në veçanti investitorët turq. Ministri Hasani dhe ambasadorja Kiliç kanë biseduar edhe për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Turqisë, marrëveshjen e tregëtisë së lirë dhe atë të turizmit. Ministri Hasani e ka garantuar ambasadoren se MTI-ja do t’i bëjë të gjitha përpjektjet që të krijohet një ambient sa më i mrië i të bërit biznes mes dy shteteve. Ambasadorja Kiliç nga ana e saj ka shfaqur përkushtimin e saj për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Turqisë.

 

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …