leoni

Ministri, Bajrami dhe kryekuvendari, Veseli ngushëllojnë familjen e profesor, Isa Bajçincës

Me rastin e ndarjes nga jeta të
gjuhëtarit, Isa Bajçinca, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim
Bajrami ka ngushëlluar familjen Bajçinca. “
Arsimi ynë humbi një nga kontribuuesit më të mëdhenj të
edukimit të brezave të rinj, duke qenë se një pjesë të madhe të jetës dhe punës
së tij ua kushtoi Profesor Bajçinca, po ashtu dha një kontribut të jashtëzakonshëm
në kultivimin dhe ruajtjen e gjuhës shqipe, duke u bërë një nga emrat më të
rëndësishëm në fushën e albanologjisë”, thuhet në telegram. Edhe kryekuvendari,
Kadri Veseli ka ngushëlluar familjarët, miqtë dhe kolegët e të ndjerit. Sipas
tij, “Profesor Bajçinca ligjëroi dhe edukoi gjenerata të tëra me kulturën e
lartë të gjuhës dhe letërsisë shqipe, e cila në ato rrethana, ishte angazhim i
drejtpërdrejtë në afirmimin e identitetit politik e kulturor të Kosovës, që
mohohej vazhdimisht nga hegjemonia jugosllave”.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …