Ministri Bajrami: Gjysma e popullsisë në Kosovë janë të moshës së re, një kapital që nuk e kemi shfrytëzuar

Ministri Bajrami: Gjysma e popullsisë në Kosovë janë të moshës së re, një kapital që nuk e kemi shfrytëzuar

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka organizuar sot konferencën “Rëndësia e financimit të arsimit në Kosovë”, e cila synon të vërë në pah rëndësinë e financimit efektiv të arsimit, si domosdoshmëri për të përmirësuar cilësinë e arsimit si parakusht i zhvillimit ekonomik. Në fjalën e hapjes, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami falënderoi mbështetësit kryesor të kësaj Konference të rëndësishme GIZ-in gjerman dhe Bankën Botërore, ndërsa tha se financimi në sistemin arsimor ka rëndësi jetike për një arsim cilësor. Ministri Bajrami foli për gjendjen aktuale në arsim dhe për planet në kuptim të vetëdijësimit të përgjithshëm kombëtar për rëndësinë e investimeve në sistemin arsimor. “Kosova është një vend i ri, një vend në tranzicion dhe që po ballafaqeohet me shumë sfida të këtij tranzicioni demokratik dhe padyshim arsimi është një fushë e rëndësishme, sepse gjysma e popullsisë janë të moshës së re dhe kemi një kapital që nuk e kemi shfrytëzuar, pra kapitalin njerëzor”, tha ministri Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …