Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami mori pjesë në hapjen e punimeve të Seminarit të 36 Ndërkombëtar, për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën shqiptare, ndërsa tha se ky seminar është shndërruar në një institucion të veçantë në Republikën e Kosovës. Bajrami u shpreh se ky seminar do të kontribuojë në internacionalizimin e studimeve albanologe. “Padyshim që ky seminar do të kontribuojë në internacionalizimin e studimeve albanologe, është edhe një mundësi e madhe e mbështetjes shtetërore për hapjen e studimeve të albanologjisë në të gjitha shtetet dhe universitetet prestigjioze gjë që është edhe një obligim kombëtar i Kosovës dhe Shqipërisë, për të mbështetur studimet e albanologjisë, si një fushë shumë e rëndësishme me interes të veçantë kombëtar”, tha ministri Bajrami.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …