Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, ka marrë vendim për themelimin e Konferencës së Rektorëve të institucioneve publike të arsimit të lartë. Konferenca e Rektorëve do të jetë organ këshillëdhënës, që do ta ndihmojë MAShT-in në orientimet e politikave programore të Institucioneve të Arsimit të Lartë, në planifikimin, kordinimin, dhe harmonizimin e planit buxhetor të këtyre institucioneve me Departamentin e Arsimit të Lartë, caktimin e kritereve për formulën e financimit në bazë të performancës së treguar, funksionalizimin e sistemit të menaxhimit të informatave në institucioneve arsimore. Kjo trupë do të ndihmojë, po ashtu, edhe në harmonizimin i IAL dhe MAShT në planifikimin për numrin e regjistrimeve të reja të studentëve, orientimin e bursave studimore për studentët dhe aspektet tjera organizative të përgjegjësive të përbashkëta.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …