Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të thirret në Interpelancë nga Kuvendi i Kosovës për shkak të rezultateve të dobëta të nxënësve në testin ndërkombëtar të diturive. Kjo kërkesë do t’ia adresohet kryesisë së Kuvendit të Kosovës, nga Komisioni Parlamentar për Arsim. Kryetari i këtij komisioni, Nait Hasani, ka thënë për mediet se komisioni do të marrë vendim rreth kërkesës që do t’i adresohet kryesisë së Kuvendit, për thirrje apo jo në interpelancë të ministrit, Arsim Bajrami lidhur me rezultatet e testit. Ai thotë se në këtë formë kanë vepruar dhe vendet tjera perëndimore. Sipas tij Finlanda, shteti që tani mban vendin e tretë për arsim cilësor, e dikur rezultatet e nxorën si shtet me analfabetizëm të lartë, arriti të dalë nga gjendja e rëndë në arsim falë zbatimit të ligjeve për afat deri 20 vjeç pa u ndryshuar.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …