Ministri i Arsimit, Shkencës dhe
Teknologjisë,
Arsim Bajrami i ka dërguar
një
telegram urimi homologut të tij
nga Maqedonia, Abdilaqim Ademi për themelimin e Universitetit ‘Nëna Terezë’ në Shkup.
Ministri, Bajrami shprehu besimin se themelimi i këtij
universiteti do t’i kontribuojë
avancimit të
arsimit shqip në
Maqedoni. “Arsimimi në gjuhën amtare është e drejtë themelore e popujve,
prandaj hapja e këtij Universiteti, shënon një ngjarje shumë të rëndësishme në
historinë më të re të arsimit shqip. Përveç që do të ju shërbejë të rinjve që
jetojnë në Republikën e Maqedonisë, Universiteti “Nëna Terezë”, do të jetë një
mundësi më shumë edhe për të rinjtë shqiptarë që jetojnë në shtetet e rajonit
dhe më gjerë”, thuhet në
telegramin e urimit të
ministrit, Arsim Bajrami. Ai, poashtu, ka shprehur gatishmërinë e institucioneve arsimore të Kosovës për të shtuar bashkëpunimin me qëllim të avancimit të sistemit
arsimor në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …