Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, e ka quajtur të pa pranueshëm mohimin e Masakrës së Reçak nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, duke paralajmëruar se ka vendosur që të gjithë zyrtarët serbë që bëjnë deklarata të tilla dhe që i mohojnë krimet e luftës të kryera në Kosovë të shpallen persona non-grata. Zëdhënësi i Millosheviqit vazhdimisht ofendon viktimat, familjaret e tyre dhe mohon vrasjet masive dhe gjenocidin në Kosovë nga regjimi që ai i shërbente i përkushtuar. Serbia kreu krimet më të këqija kundër civilëve shqiptarë, boshnjakë dhe kroatë në Evropë që nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore kundër hebrenjve. Arsyeja pse Daçiq dhe fashistë të tjerë në Serbi mohojnë krimet e luftës është sepse drejtësia ndërkombëtare dështoi në sjelljen e atyre para drejtësisë që kryen krime kundër njerëzimit në Kosovë. Nuk kishte kurrë një de-nazifikim të Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …