Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi dhe ambasadori i Shqipërisë në vendin tonë. Qemal Mingjozi vizituan pikë-kalimin kufitar në Morinë dhe Shishtavec. Ata u pritën nga Drejtori i drejtorisë rajonale të Kufirit të Gjakovës Faton Alia nga i cili u informuan me mbarëvajtjen e punës në këto dy pika kufitare. Gjatë bisedës së zhvilluar, ministri, Bejtush Gashi tha se qëllimi vizitës në këto pika të kalimit të kufirit është që të lehtësojnë qarkullimin e shpejtë të qytetarëve që kanë objektiva për të shijuar bregdetin shqiptar, apo edhe vizita të karaktereve tjera. Ndërsa ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Qemal Minxhozi, theksoi se këtë vit ka turizëm më të hershëm, që ka filluar një muaj më herët se zakonisht dhe ka një fluks më të madh për 20%, më shumë se viti i kaluar. Ai tha se ka një shtim të qytetarëve të Shqipërisë që vizitojnë Kosovës dhe për këtë duhet të ketë një liberalizimin të kontrolleve kufitare, sidomos të transportuesve publik.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …