Ministri Besim Beqaj: Autostrada me Maqedoninë do të rrisë bashkëpunimin ekonomik në mes të dy vendeve

Ministri Beqaj: Autostrada me Maqedoninë do të rrisë bashkëpunimin ekonomik në mes të dy vendeve

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë Besim Beqaj ka qëndruar për vizitë zyrtare në Shkup ku ka pasur një varg takimesh të rëndësishme. Ai është pritur në një takim të përzemërt nga Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë Kreshnik Bekteshi, me të cilin ka bashkëbiseduar në lidhje me bashkëpunimin bilateral në fushën e zhvillimit ekonomik, të shkëmbimeve tregtare në mes të dy vendeve, mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, si dhe për iniciativën për marrëveshje të bashkëpunimit në fushën e Inovacionit dhe ndërmarrësisë. Pas takimit dy ministrat ka thënë se Kosova dhe Maqedonia kanë raporte të mira ekonomike, për avancimin e të cilave infrastruktura luan rol shumë të rëndësishëm. Ministri Beqaj tha se shpreson që edhe Maqedonia do të lëvizë shpejt në drejtim të ndërtimit të autostradës që lidh të dy vendet, pasi pala kosovare po lëviz shpejt në drejtim të përfundimit të autostradës deri në kufi.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …