Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë zyrtare nga Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë, udhëtuan sot për në Kanada për të marrë pjesë në punimet e konferencës treditore në Halifax. Përveç delegacionit të Ministrisë së FSK-së, në punimet e Konferencës për Siguri në Halifax pritet të marrin pjesë presidentë shtetesh, kryeministra, ministra dhe shefa të Mbrojtjes nga vende të ndryshme të botës. Komuniteti që takohet në Halifax përfaqëson më shumë se 90 vende me gjithsej 300 pjesëmarrës. Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax është pranuar gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar si një vend i rëndësishëm i takimeve vjetore, që ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit strategjik midis demokracive, i cili ndryshe është i njohur edhe si tubim i udhëheqësve të shteteve demokratike të angazhuar për prosperitetin dhe sigurinë globale.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …