Ministri Berisha e gjeneral Rama pritën në takim lamtumirës atasheun ushtarak të Shqipërisë, kolonel Ahmet Leka

Ministri Berisha e gjeneral Rama pritën në takim lamtumirës atasheun ushtarak të Shqipërisë, kolonel Ahmet Leka

Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Rrustem Berisha dhe komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama pritën në takime të ndara atasheun ushtarak shqiptar, kolonel Ahmet Leka, me rastin  e përfundimit  të misionit  të tij.  Ministri Berisha dhe komandanti Rama falënderuan kolonelin Leka dhe përmes tij Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë  për  kontributin e tyre të madh në avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në shumë fusha. Në shenjë falënderimi, ministri Berisha kolonelit Leka i dhuroi Mirënjohje për angazhimin e tij në avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Më këtë rast, ministri Berisha u shpreh: “Ju falënderoj për bashkëpunimin korrekt dhe frytdhënës e mbi të gjitha vëllazëror gjatë mandatit Tuaj si Atashe i Shqipërisë në Kosovë. Ndihma Juaj dhe e Shtetit shqiptar kanë një domethënie të veçantë për ne. Më lejoni që në emër të Ministrisë që drejtoj, në emër të FSK-së dhe në emrin tim personal, të ju falënderoj për kontributin Tuaj, në fusha të ndryshme, në  Forcën e Sigurisë të Kosovës,” tha ministri Berisha.

Atasheu Ushtarak i Republikës së Shqipërisë, kolonel Ahmet Leka, është shprehur falënderues për bashkëpunimin dhe bashkërendimin e aktiviteteve gjatë ushtrimit të mandatit të tij në Kosovë. “Kam pasur fat dhe privilegj të punoj me Ju ministër Berisha.  Jam ndier shumë i vlerësuar dhe i motivuar në detyrën time. Padyshim kjo është periudha më e mirë e karrierës time, pasi më mundësoj të kontribuoj për Ju, për vëllezërit e mi, duke realizuar kështu një ëndërr fëmijërie. Duke njohur angazhimin tuaj, potencialet dhe përpjekjet e vazhdueshme për ngritjen e vlerave të ushtarakëve të Kosovës, jam i bindur se janë garancia më e mirë për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, përkatësisht transformimin e  FSK-së në FAK”, është shprehur kolonel Leka.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …