Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, zotëri Rrustem Berisha priti sot në takim, në ministri, një delegacion të lartë të shtetit francez në krye me ambasadorin zotëri Didier Chabert. Me këtë rast, ministri Berisha falënderoi ambasadorin Chabert për mbështetjen dhe përkrahjen që shteti i Francës ka ofruar për Kosovën në shumë fusha si: politikë, siguri, etj., duke filluar që nga kontributi i Francës në kuadër të KFOR-it, kontributi në administratë e në fusha tjera. Ministri Berisha gjithashtu e njoftoi diplomatin francez mbi zhvillimet në sektorin e sigurisë në Kosovë, integrimin e komunitetit joshumicë, si dhe për planet për të ardhmen. Nga ana e tij, ambasadori i Francës në Kosovë, zotëri Didier Chabert e përgëzoi ministrin për të arriturat dhe për kultivimin e një bashkëpunimi të vazhdueshëm ndërmjet dy vendeve. Ambasadori e njoftoj ministrin Berisha me emërimin e atasheut të Mbrojtjes dhe akreditimin e tij për Kosovë, kolonel Fabrice Duda, si dhe paralajmëroi intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë.
Ministri Berisha në veçanti çmoi lartë angazhimin e Francës në intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë, me akreditimin për herë të parë të atasheut të Mbrojtjes për Kosovë, si dhe angazhimin e vazhdueshëm për avancimin e marrëdhënieve në këtë fushë. Nga ana e tij, ambasadori i Francës në Kosovë, zotëri Didier Chabert e përgëzoi ministrin për të arriturat dhe për kultivimin e një bashkëpunimi të vazhdueshëm ndërmjet dy vendeve. Ambasadori e njoftoj ministrin Berisha me emërimin e atasheut të Mbrojtjes dhe akreditimin e tij për Kosovë, kolonel Fabrice Duda, si dhe paralajmëroi intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë.
Ambasadori Chabert gjithashtu paralajmëroi vizitën zyrtare në MFSK të Sekretares së shtetit pranë Ministrisë së Armatave në Qeverinë e Francës që do të zhvillohet së shpejti, vizitë kjo që pason vizitën e ministrit Berisha në Francë në vitin e kaluar. Ministri Berisha si dhe ambasadori Chabert shprehën gatishmërinë e dy vendeve tona për një bashkëpunim dhe intensifikim të tij në fushën e sigurisë në të ardhmen, që për Republikën e Kosovës është jashtëzakonisht me interes duke ditur rolin e Francës në Evropë si në Bashkim Evropian dhe në NATO.