Ministri i Forcës së Sigurisë të Kosovës, Rrustem Berisha priti sot në takim zëvendës ndihmës Sekretarin e Operacioneve të Përgjithshme të NATO-s, Jonathan Parish, i cili shoqërohej edhe nga drejtori i NALT-it (Ekipi Ndërlidhës dhe Këshillues për FSK-në) gjeneral brigade Uwe Becker. Ministri Rrustem Berisha, me këtë rast, e falënderoi zëvendës ndihmës sekretarin e NATO-s, z. Parish, për bashkëpunimin e deritanishëm me NATO-n, e në veçanti me NALT-in, si dhe e njoftoi atë, me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, zhvillimin e saj si Forcë profesionale dhe shumetnike, dhe, si institucioni më i besuar në vend. Ministri i FSK-së, e njohu z. Parish, me procesin e tranzicionit të FSK-së, ecurinë e procedimit dhe miratimit të draft ligjeve për FSK-në, bazuar në procedurat e rregullta parlamentare dhe në diskutime publike me të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …