Ministri Blerim Kuçi priti ambasadorin e Austrisë, Christoph Weidinger

Ministri Blerim Kuçi priti ambasadorin e Austrisë, Christoph Weidinger

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Blerim Kuçi e ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger. Takimi ishte me karakter njohës, ku është diskutuar për bashkëpunimin mes Republikës së Kosovës dhe shtetit të Austrisë, ku po ashtu u diskutua edhe për gjendjen ekonomike në Kosovë, e krijuar si pasojë e pandemisë Covid-19. Ministri Blerim Kuçi e ka falënderuar ambasadorin Weidinger për mbështetjen e vazhdueshme që shteti austriak i ka dhënë dhe po vazhdon t’i jep Kosovës. Z. Kuçi dhe Weidinger shprehen gatishmërinë që të thellojnë edhe më të tej bashkëpunimin, në veçanti në fushën e zhvillimit ekonomik, pasi është nevojë emergjente pas gjendjes së krijuar në ekonominë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …