Ministri britanez për Evropën, Sir Alan Duncan, takon përfaqësuesit e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur

Ministri britanez për Evropën, Sir Alan Duncan, takon përfaqësuesit e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur

Ministri i Mbretërisë së Bashkuar për Evropën, Sir Alan Duncan, u takua me përfaqësuesit e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP-së) dhe “Grupin për Personat e Zhdukur” në margjinat e Samitit të Ballkanin Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit në Poznan. Grupi për Personat e Zhdukur, i cili përbëhet nga përfaqësues të institucioneve vendore përgjegjëse për personat e zhdukur në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Mal të Zi dhe Serbi, është krijuar me mbështetjen financiare të Mbretërisë së Bashkuar pas Samitit të Ballkanit Perëndimor të Londrës të vitit 2018. Grupi kryen punë në mbarë rajonin për të ndihmuar në zgjidhjen e 12000 rasteve të personave që ende mungojnë pas konflikteve të viteve të nëntëdhjeta.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …