Ministri, Bujar Osmani, ka akuzuar mediet nacionale maqedonase se janë duke bojkotuar punën e kryeministrit, Talat Xhaferi

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut,  Bujar Osmani, ka reaguar kundër medieve nacionale maqedonase se janë duke bojkotuar punën e kryeministrit të parë shqiptar, Talat Xhaferi. Ai ka thënë se është duke u zhvilluar një fushatë agresive kundër  liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.  Jemi dëshmitarë edhe të një fushate agresive, nga qendra të ndryshme të vendosjes, edhe kundër kryetarit Ali Ahmeti. Përmes liderit të VMRO-DPMNE-së, ata kanë futur në këtë valle edhe presidentin serb, Vuçiq. Objektivat e kësaj fushate të sinkronizuar antishqiptare janë, Hakmarrja ndaj Ali Ahmetit për luftën e 2001-shit dhe barazinë që solli ajo, dobësimi i një dore të fuqishme shqiptare dhe zëvendësimi i saj me derivate që mbetën jashtë nga procesi i lustrimit dhe reformimit të BDI-së. Përtej kësaj, në këto kohëra të vështira, kur vatra e luftës është disa qindra kilometra larg nesh, shqiptarët nuk kanë lejuar e as që do të lejojnë që figura të dyshimta kombëtare dhe ideologjike të rrezikojnë të ardhmen tonë. Goditjen, njëherë e mirë, do ta marrin në zgjedhjet e përgjithshme, ndërsa mediave nacionale që bojkotojnë aktivitetet e Kryeministrit të parë shqiptar, të ministrave të BDI-së dhe të vetë partisë le t’u ‘shpërbejë’ për nder gjithë ky zell në degradimin e misionit që kanë!”, ka shkruar Bujar Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …