Bujar Osmani: Përfshirja e Kosovës në skenën politike të shqiptarëve në Maqedoni, nuk ndikon në procesin zgjedhor

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se përfshirja e politikës zyrtare të Kosovës në skenën politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, nuk do të ndikojë në procesin zgjedhor, por mund të reflektohet në fragmentimin e politikës shqiptare, tendencë e nxitur nga faktorë të jashtëm, nënvizoi  ministri Osmani,  pas takimit në Shkup me ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani. Ai theksoi “rëndësinë e unifikimit jo vetëm si shqiptarë, por edhe të të gjitha fuqive progresive në rajon për të ardhmen e përbashkët të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane”. Deklaratat  e ministrit, Bujar Osmani, janë në radhët e reagimeve  që po vazhdojnë në Maqedoninë e Veriut pasi Lëvizja Vetëvendosje  ka vendosur të jetë pjesë e koalicionit të opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, që njihet me emrin Lidhja Evropiane për Ndryshim.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …