Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë, Kapllan Halimi po marrin pjesë në Konferencën e Këshillit Ndërkombëtar për Standardet Rajonale për prodhimet bujqësore, me temën “Jo organizmave të modifikuar gjenetikisht, rajoni i Danubit dhe koordinimi etiketues”, që po mbahet në Vjenë të Austrisë. Në këtë konferencë, e cila është organizuar nga Organizata Donau Soja, Agjencia Austriake për Mjedis dhe GIZ-i, po marrin pjesë edhe përfaqësues nga ministritë e Bujqësisë të vendeve të ndryshme të Evropës, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.
Ministri Rikalo, gjatë fjalimit të tij në këtë konferencë, ka prezantuar të arriturat në sektorin e bujqësisë në Kosovë, si dhe ka paraqitur edhe qëndrimet e Kosovës rreth çështjes së Organizmave të Modifikuar Gjenetikish dhe tregoi se Kosova tashmë e ka hartuar projektligjin rreth OMGJ-ve, por do të presë që atë ta miratojë pasi të jenë finalizuar direktivat e fundit të Bashkimit Evropian, por edhe të ndjekë praktikat më të mira evropiane për këtë.