Për kompensimin e orëve të humbura të mësimit nga greva e janarit SBASHK-u e ka kushtëzuar me rritje të koeficientit të mësimdhënësve nga klasa e parë deri në të pestën. Por, të hënën do të merret vendimi final sa i përket kësaj çështje, kështu ka bërë të ditur ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi. “Vendimi final do të jetë të hënën, do ta kemi këtë takim ku do të jenë të ftuar të gjithë drejtorët e DKA-ve, e kemi thirrur këshillin e prindërve, do ta ftojmë dhe SBASHK-un të jetë pjesë e takimit. Do të jetë, ta themi, një qasje e re dhe një përfundim i qasjes së kompensimit të orëve dhe kjo do të jetë finale dhe do të iu mbetet DKA-ve që të zbatojnë udhëzimin adminsitrativ”, ka thënë Bytyqi.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …