MINISTRI BYTYQI KA EMËRUAR ANËTARËT E RINJ TË KËSHILLIT SHTETËROR TË CILËSISË

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, në përputhje me Ligjin e Arsimit të Lartë nr. 04/L-037 dhe Udhëzimin Administrativ nr.5/2018, ka emëruar anëtarët e rinj të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC). Duke qenë në përputhje me rekomandimet e Kuvendit të Kosovës, ministri Bytyqi, me kohë kishte formuar një grup pune për të hartuar një Udhëzim Administrativ, në hartimin e të cilit kontribuan përfaqësues të institucioneve tona shtetërore, përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë, të institucioneve ndërkombëtare që angazhohen në fushën e arsimit të lartë dhe njohës të arsimit nga shoqëria civile. Duke u bazuar në këtë UA, MAShT brenda afateve kohore ka shpallë thirrje publike për nominimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) në Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA). Kjo thirrje publike është bërë pas vendimit të MAShT-it për të rishikuar dhe rivlerësuar listën e të nominuarve për anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, në funksion të garantimit të zbatimit të standardeve më të larta akademike e profesionale dhe pavarësisë së domosdoshme të funksionimit të KShC. Pas kësaj, ministri Bytyqi emëroi edhe një komision me një integritet të lartë profesional, që vlerësoi nëse të nominuarit i plotësojnë apo jo kriteret akademike e profesionale sipas thirrjes së publikuar në faqen zyrtare të MAShT-it. Gjithnjë në përputhje me UA dhe Ligjin për Arsimin e Lartë, ministri Bytyqi edhe ka emëruar anëtarët e KShC-së. Këtë vendim, ministri Bytyqi e ka marrë me qëllim të funksionalizimit, rritjes së cilësisë dhe efikasitetit të punës së Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Ndërsa, duke u bazuar në përgatitjen e tyre akademike, si dhe kontributin e dëshmuar në sferat përkatëse, KShC ka këtë përbërje: Prof. Ass.Dr. Vjollca Krasniqi, Prof. Ass. Dr, Arta Jakupi, Dr.Sc. Spec. Rozafa Koliqi-Lila, Prof. Dr. Magdalena Ziolo, Prof.Dr. Gazmend Luboteni, Prof.Dr. Herbert K. Amato, Prof. Dr. Xhavit Rexha, Prof.Msc. Jeffery Butel, Prof. Ass. Dr. Dukagjin Zeka.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: FSK është dëshmia e tolerancës dhe e bashkëveprimit institucional

Në hapësirat e Ministrisë së Mbrojtjes u mbajt tryeza e rrumbullakët me pjesëtarët e FSK-së …