Ministri Bytyqi, ka marrë pjesë në tryezën me temë “Rritja e lidhjeve mes shkencës dhe industrisë në Kosovë”

Ministri Bytyqi, ka marrë pjesë në tryezën me temë “Rritja e lidhjeve mes shkencës dhe industrisë në Kosovë”

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë pjesë në tryezën me temë “Rritja e lidhjeve mes shkencës dhe industrisë në Kosovë”, e cila është organizuar nga projekti austriak HERAS. Ministri Bytyqi, me këtë rast, theksoi rëndësinë që ka kjo tryezë, e cila trajton një temë të rëndësishme dhe për këtë falënderoi organizatorin dhe shtetin austriak që po e përkrahë zhvillimin e hulumtimit shkencor në Kosovë. Ministri Bytyqi tha se kohët e fundit ka pasur zhvillime nëpër universitetet e Kosovës, qoftë në ato publike, apo kolegjet private, por ka nevojë më shumë që të thellohet pjesa e hulumtimit në këto institucione. Ministri tha se ajo çka është vërejtur, është se të rinjtë tanë kanë qenë të orientuar kah përfundimi i arsimit të lartë dhe synimi për punësim në sektorin publik, që është edhe shkaku kryesor që nuk i është dhënë rëndësi shumë çështjes së hulumtimit dhe shkencës gjatë studimeve dhe pas tyre. Ministri Bytyqi theksoi se, në këtë drejtim MAShT ka një rol të rëndësishëm dhe shprehu gatishmërinë që së bashku me partnerët të krijohen kushte, qoftë ato infrastrukturore apo ligjore, por edhe sa i përket financimit. Pasi që theksoi se tashmë janë krijuar lehtësira ligjore për zhvillimin e kësaj fushe dhe bashkëpunimin e universiteteve me bizneset, ministri Bytyqi tha se po shikohen mundësitë që të gjenden mënyra që institucionet tona të arsimit të lartë të kalohen në sipërmarrës dhe t’iu lejohet që të kenë projekte që mund të sjellin edhe të ardhura dhe të zhvillojnë institutet brenda tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …