Ministri Bytyqi ka pritur sot në takim ekspertin e arsimit të lartë dhe zhvillimit institucional në Bankën Botërore, Joel Reyes

Ministri Bytyqi ka pritur sot në takim ekspertin e arsimit të lartë dhe zhvillimit institucional në Bankën Botërore, Joel Reyes

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur sot në takim specialistin e arsimit të lartë dhe zhvillimit institucional në Bankën Botërore, Joel Reyes, me të cilin ka biseduar rreth zbatimit të projektit ESIP që ka për qëllim përmirësimin e sistemit arsimor në Kosovë. Me këtë rast ministri Bytyqi ka falënderuar Bankën Botërore për përkrahjen e vazhdueshme në arsim si dhe ka përmend faktin se tashmë MAShT-i ka filluar me procesin e Vlerësimit të Performancës së Mësimdhënësve që është edhe njëra nga komponentet e projektit. “Gjatë takimit me Reyes, theksova rëndësinë që ka matja e performancës së mësimdhënësve për ngritjen e cilësisë në arsimin parauniversitar dhe kërkova përkrahjen e Bankës Botërore edhe në implementimin e komponentave tjerë, që janë po ashtu të rëndësishme, si dhe premtova angazhim të shtuar nga ana e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë”, ka shkruar Bytyqi.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …