MINISTRI BYTYQI KA ZHVILLUAR DISA TAKIME ME MINISTRA PJESËMARRËS NË FORUMIN NË JAPONI

Në kuadër të forumit të Shkencës dhe Teknologjisë në Shoqëri (STS), që është duke u mbajtur në Kijoto të Japonisë, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka zhvilluar disa takime me ministrat e shteteve pjesëmarrëse në këtë Forum. Konkretisht, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, është takuar me Ministrin e Japonisë për Shkencë dhe Teknologji, Takuya Hirai, Ministren e Arsimit dhe Shkencës së Ukrainës, Lilia Hrynevych, Ministren e Arsimit, Kulturës dhe Kërkimeve të Moldavisë, Monika Babuc dhe Ministrin e Shkencave të Iranit, Mansour Gholami. Gjatë këtyre takimeve individuale me ministrat e Arsimit, është diskutuar dhe janë shkëmbyer përvojat e shteteve në fushën e arsimit, shkencës dhe teknologjisë dhe njëkohësisht për mundësitë e gjetjes së formave të bashkëpunimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …