MINISTRI BYTYQI: KEMI PUNUAR PËRTEJ OBJEKTIVAVE TË MINISTRISË SË ARSIMIT

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), me mbështetje të GIZ-CDBE (Zhvillimi i Kapaciteteve në Arsimin Fillor), organizoi Konferencën e Rishikimit Vjetor të Planit Strategjik të Arsimit të Kosovës 2018. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, me këtë rast theksoi se, kjo konferencë është mundësi e mirë për të diskutuar të gjeturat, sa i përket arritjeve dhe sfidave në sektorin e arsimit. Ministri Bytyqi falënderoi partnerët e Ministrisë së Arsimit për përkrahjen që po i japin realizmit të PSAK-ut dhe objektivave të tjera, të cilat dalin gjatë realizimit të Planit Vjetor. “Në sistemin arsimor duhet të kemi qasje e cila garanton cilësi të qëndrueshme. Kemi bërë punë të cilat kanë qenë përtej objektivave tona, në mënyre që të sigurojmë cilësi në arsim”, ka thënë ministri Bytyqi, i cili foli edhe për zhvillimin profesional të mësimdhënësve, avancimin e metodave të mësimdhënies dhe mësimnxënies, kompletimin e infrastrukturës ligjore, rritjen e gjithëpërfshirjes dhe parandalimin e braktisjes në arsim. Menaxheri i Programit- Politikat e BE-së në Arsim, në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, Stergios Tragoudas tha se, kjo ngjarje është mundësi që të vazhdohen përpjekjet për të punuar mbi parimet e cilësisë dhe transparencës. Tragoudas tha se, vetëdija për rëndësinë e cilësisë po rritet çdo ditë, por ndryshimet nuk mund të ndodhin shpejtë, në veçanti në arsim. Ndërsa, përfaqësuesja e GIZ në Kosovë, Rrezarta Zhinipotoku tha se, GIZ e ka mbështetur edhe vitin e kaluar zbatimin e PSAK-ut dhe duke marrë parasysh reformat nga viti i kaluar është arritur hartimi i një raporti të suksesshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …