Ministri Bytyqi mbjell një fidan në oborrin e Kopshtit të fëmijëve “Ardhmëria”

Për të shtuar gjelbërimin në vendin tonë, në kuadër të nismës për mbjelljen e pemëve, ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi me kënaqësi ka pranuar sfidën për mbjelljen e një fidani në oborrin e Kopshtit të fëmijëve “Ardhmëria”, në Prishtinë, në të cilën janë të sistemuar një numër i madh i fëmijëve. Me këtë Rast ministri Bytyqi shfrytëzoi rastin që të vizitoj ambientet e këtij kopshti, ku pa kushtet në të cilat fëmijët kalojnë një pjesë të madhe të ditës.

Për të vazhduar sfidën “Mbjellë një pemë” tani sfidoj Boris Scharlowski nga GIZ, ministrin Endrit Shala, rektorin Marjan Dema, Rrahman Jasharaj nga SBAShK, kryesuesin e Kolegjiumit të Drejtorëve Komunalë të Arsimit, Besim Avdimetaj dhe gazetaren Jeta Xharra, tha ministri Bytyqi.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skënderajt me 30 prill përkujton 26-vjetorin e rënis së Komandantit Ilaz Kodra

Në nderim të 26-vjetorit të rënies së Komandantit Ilaz Kodra dhe 315 dëshmorëve dhe martirëve …