MINISTRI BYTYQI MERR MBËSHTETJE PËR REFORMAT NË ARSIM NGA EKSPERTË TË MALAJZISË

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur ekspertë të arsimit nga Malajzia, të prirë nga presidenti i Universitetit të Menaxhmentit dhe Shkencës, Mohd Shukri Ab. Yajid, me të cilët ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit, me fokus të veçantë në arsimin e lartë. Ministri Bytyqi dhe ekspertët diskutuan edhe rreth reformave që po bëhen në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë. Rreth kësaj, Mohd Shukri Ab. Yajid, i cili është po ashtu ekspert i edukimit i angazhuar dy herë radhazi në proceset e reformave në edukim në shtetin e tij, shprehu gatishmërinë që eksperiencën e tij ta ofrojë edhe për reformat arsimore në vendin tonë. Ministri Bytyqi e falënderoi Mohd Shukri Ab. Yajid për gatishmërinë për bashkëpunim dhe e njoftoi për punën e grupit të ekspertëve vendorë dhe ndërkombëtarë, që janë duke analizuar gjendjen e përgjithshme në arsimin e lartë, e që mbi bazën e rekomandimeve që do të dalin, do të orientohen reformat në arsimin e lartë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …