Ministri Bytyqi po merr pjesë në takimin e 7-të ministror në kuadër të Platformës së Ballkanit Perëndimor për Arsim në Bruksel

Në ditën e parë të takimit të 7-të ministror, në kuadër të Platformës së Ballkanit Perëndimor për Arsim, Trajnim, Hulumtim dhe Inovacion, që po mbahet në Bruksel, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, prezantoi punën, angazhimin dhe objektivat e Kosovës në këto fusha tejet të rëndësishme për të ardhmen e vendit. Gjatë ditës, temë kryesore e takimit ka qenë hulumtimi dhe inovacioni, ku dhe është diskutuar për prioritetet dhe politikat kryesore të shkencës tonë kombëtare që ndiqen aktualisht, duke përfshirë edhe shkencat shoqërore dhe humane. Gjithashtu, është diskutuar edhe rreth planifikimeve për promovimin e inovacionit, duke përfshirë bashkëpunimin akademik-industrinë, sipërmarrjen, specializimin e mençur dhe përafrimin e prioriteteve kërkimore dhe politikave të ekonomisë, në lidhje me prioritetet tona kombëtare të kërkimit. Me këtë rast, është mbajtur një takim mes ministrave Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, ku është biseduar për bashkëpunim në fushën e arsimit e më gjerë. Ministri Bytyqi theksoi se Brukseli si adresa jonë e përbashkët dhe vlerat e tij të standardeve si objektiv i yni, janë dhe mbeten një dhe e vetme dhe u shpreh falënderuar për ndihmën e BE-së për vendin tonë. Ministri theksoi se proceset harmonizuese e integruese janë një marrëdhënie e përbashkët e të gjithë faktorëve evropianë, andaj dhe Ballkani Perëndimor po bënë shumë në këtë drejtim. “Kosova sot ka një vend të merituar mes shteteve pjesëmarrëse në këtë rrugëtim dhe ne kemi ecur konsiderueshëm”, u shpreh ministri Bytyqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …