MINISTRI BYTYQI PRITI AMBASADOREN E KROACISË NË KOSOVË

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanovic, me të cilën bisedoi për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në sektorin e arsimit. Ministri Bytyqi, me këtë rast e ka falënderuar ambasadoren Kapitanovic për mbështetjen që shteti kroat i ka dhënë Kosovës, si dhe për interesimin dhe gatishmërinë e Kroacisë për bashkëpunim. Ministri Bytyqi, po ashtu, theksoi nevojën e hartimit të një Memorandumi të Bashkëpunimit në mes dy vendeve, sidomos sa i përket shkëmbimit të studentëve dhe profesorëve, por edhe shfrytëzimin e mundësive të bashkëpunimit përmes Erasmus +. Ambasadorja Kapitanovic e falënderoi ministrin Bytyqi për angazhimin dhe gatishmërinë për bashkëpunim dhe tha se ky bashkëpunim është në interes të dy vendeve, ku më së shumti përfiton rinia.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …