MINISTRI BYTYQI PRITI MINISTRIN E ARSIMIT DHE SHKENCËS TË MAQEDONISË

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka pritur ministrin e Arsimit dhe Shkencës të Maqedonisë, Arbër Ademi me bashkëpunëtorë, me të cilët ka biseduar për bashkëpunimin në arsim mes dy vendeve. Ministri Bytyqi theksoi se ka pasur një bashkëpunim të mirë në fushën e arsimit mes Kosovës dhe Maqedonisë, por tha se ky bashkëpunim duhet të thellohet edhe më tutje në të mirë të ngritjes së cilësisë në arsim për të dyja vendet. Ministrat Bytyqi dhe Ademi kanë folur edhe për proceset që janë duke u zhvilluar në të gjitha nivelet e arsimit dhe për planet që kanë të dy ministritë e Arsimit për ta përmirësuar cilësinë, në mënyrë që t’iu ofrohet fëmijëve dhe të rinjve një arsim sa më i avancuar. Po ashtu, gjatë takimit, ndër të tjera u fol edhe për krijimin e mundësive më të mëdha të lëvizjes së nxënësve, studentëve dhe mësimdhënësve me qëllim të shkëmbimit të përvojave, por edhe për bashkëpunim më të madh në projekte shkencore.

Kontrolloni gjithashtu

Themelohet Zyra për Ndihmë Juridike Falas në Komunën e Rahoveci

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, të premtën mori pjesë në tryezën për …