MINISTRI BYTYQI PRITI NË TAKIM PËRFAQËSUESEN E UNDP-SË, ULRIKA RICHARDSON

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi priti në takim përfaqësuesen e UNDP-së, Ulrika Richardson me të cilën ka diskutuar për projektet aktuale të cilat janë duke u zbatuar, me fokus të veçantë për projektet që ndihmojnë në edukimin e fëmijërisë së hershme dhe edukimin parashkollor.

Ministri Bytyqi në këtë takim ka diskutuar edhe për mënyrën se si ti qasemi luftimit të dukurive negative në shkolla, si dhe ngritjen e cilësisë në arsim.

Ministri Bytyqi dhe Richardson po ashtu theksuan rëndësinë e përfshirjes sa më të madhe të nxënësve të komuniteteve romë, ashkali dhe egjiptian në sistemin arsimor.

Kontrolloni gjithashtu

Për shkak të punimeve me 22 dhe 23 prill bllokohen rrugët “Xhevat Kasapi” dhe “Muharrem Dina”

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në facebook, njofton qytetarët …