leoni

MINISTRI BYTYQI PRITI NJË GRUP NGA KOMISIONI PARLAMENTAR PËR ARSIM

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi, priti një grup të deputetëve të Komisionit Parlamentar për Arsim, të kryesuar nga kryetari Ismajl Kurteshi , më të cilët bisedoi për mundësitë e sigurimit të kuotave për studentë të Malit të Zi, edukimin në fëmijëri të hershme, angazhimin e asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta, si dhe për statusin e universiteteve publike. Lidhur me sigurimin e kuotave për regjistrim për studentët e Malit të Zi dhe lehtësime tjera, ministri Bytyqi tha se, Kosova e ka për obligim kombëtar që ti përkrahë të rinjtë shqiptarë që jetojnë në vise tjera, ndërsa për detaje do të bisedohet me Universitetin e Prishtinës dhe universitetet tjera publike të vendit. Ministri theksoi se, do të shohë mundësitë që të veprohet bashkë me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë në këtë drejtim. Ndërsa, sa i përket edukimit në fëmijërinë e hershme, ministri Bytyqi tha se momentalisht Kosova nuk ka kapacitete për përfshirjen 94 -95 përqind të këtyre fëmijëve në kujdesin institucional për edukim siç kërkohet nga BE-ja, por theksoi se jemi të përkushtuar që të fillojmë për edukimin nga mosha 0 – 2 vjet. Ndërsa, ai tha se do të fokusohemi për përfshirje sa më të madhe të fëmijëve nga mosha 3 -5.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …