leoni

MINISTRI BYTYQI PRITI PËRFAQËSUESIT E UNIONIT TË STUDENTËVE TË KOSOVËS

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti në takim përfaqësuesit e Unionit të Studentëve të Kosovës (USK), me të cilët bisedoi rreth angazhimeve dhe sukseseve të studentëve, nevojës për mbështetje financiare të aktiviteteve të kësaj organizate studentore, në përpjekjet për anëtarësim në Unionin Evropian të Studentëve. Ministri Bytyqi u shpreh se, sukseset e studentëve tanë me rastin e pjesëmarrjes në gara të ndryshme ndërkombëtare, na gëzojnë dhe janë dëshmi se kemi studentë të shkëlqyeshëm, të cilët meritojnë përkrahjen tonë. Ministri Bytyqi gjithashtu tha se, mbështetë çdo iniciativë pozitive të studentëve, apo organizatave studentore, në funksion të rritjes së cilësisë dhe depolitizimit, ndërsa theksoi se me Udhëzim Administrativ, i cili është në proces të hartimit, në vitin 2019 do të kemi kodin e veçantë buxhetor për financimin e aktiviteteve të USK-s dhe organizatave tjera studentore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …